.

Nuk fshihen më! Dua Lipa dhe vëllai i motrave Hadid fotografohen në momente intime


Vetëm pak javë pas ndarjes nga Isaac Carew Dua Lipa po përflitet në media për një romancë të re.

Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja ka nisur një romancë me vëllain e motrave Hadid, Anwar.


Lidhur me këto lajme, dyshja ka preferuar të mos japë asnjë deklaratë, megjithatë fotot e kapura nga paparacët flasin qartë.
Ditën e djeshme ata të dy kanë qenë të pranishëm në “Barclaycard British Summer Time Hyde Park” në Londër dhe janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Anwar shfaqej duke përqafuar Duan, ndërsa këngëtarja dukej shumë e lumtur në krahët e tij.
Më pas ata janë parë të kapur përdore teksa bisedonin.Në sy ka rënë edhe veshja e tyre, pasi ata shfaqen me të njëjtin stil.