.

Kjo foto e Adele po çmend rrjetin

 

Adele është fotografuar kapur për dore me një burrë misterioz. Dhe të gjitha mediat raportuan se bëhej fjalë për të dashurin e saj të ri. Këngëtarja, e cila u nga bashkëshorti vetëm disa muaj më parë, u pa e kapur për dore me një burrë në koncertin e Celine Dion në Festivalin e BST në Hyde Park të Londrës.

Por burri misterioz, që u ngatërrua nga të gjitha mediat ishte bashkëshorti i komedianit Alan Carr, Paul Drayton. Ata janë miq të ngushtë me njëri-tjetrin. Madje Adele ishte e ftuar në dasmën e tyre në LA në janar 2018.

Pasi në media filluan të qarkullojnë lajme për një lidhje të re të Adele, komediani Alan sqaroi gjërat. Ai publikoi një foto të Adele dhe bashkëshortit të tij të kapur për dore dhe shkruan: “I dashuri i ri i Adele i përshtatet shumë.”