.

Ingrid GJoni tregon per marredhenien me Berishen:Cuni im eshte fans i doktorit por ja si e ngaterroi me Ramen

 

Ingrit Gjoni ka folur në emisionin ‘Zonë e Lirë’ për marrëdhënien me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, pas pyetjes thumbuese të Arian Çanit.

‘A takohesh me Ilir Metën dhe me ‘doktorin’ në vilat që zotërojnë në Gjirin e Lalëzit?’ e pyeti moderatori, ndërsa këngëtarja tha se nuk kanë pirë asnjëherë kafe, por është shkëmbyer disa herë me Berishën.

Ajo tregoi se djali i saj Paridi është fans i madh i ish-kryeministrit, por në një rast e ka ngatërruar me Edi Ramën.

‘Jo, s’kam pirë asnjëherë kafe. Vetëm shkëmbehemi me doktorin, sepse çuni im është fans i doktorit. E takoi në rrugë Paridi im, zotin Sali Berisha dhe tha: O ma, atë fotografinë që kam bërë me Edi Ramën ma ruaj’, tha Ingridi, ndërsa shpërtheu në të qeshura dhe theksoi se ishte batutë.