.

Pas Eurovisionit,Jonida Maliqi darke private me ambasadorin e Izraelit


Jonida Maliqi këtë vit përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën ‘Ktheju Tokës’.

Kënga u prit mjaft mirë dhe arriti të kalonte në finalen që u mbajt në Izrael. Mesa duket suksesi i Jonidës nuk është mbyllur me kaq.

Së fundmi, nëpërmjet disa fotove të publikuara në Instagram, ajo ka zbuluar se Ambasada e Izraelit e ka nderuar me një darkë private.

Jonida shfaqet përkrahë Ambasadorit të Izraelit teksa të dy janë shumë të qeshur.

‘E nderuar nga Ambasadori i Izraelit në një darkë private’, ka shkruar Jonida.