.

Nga shprehja e dashurisë tek reduktimi i nivelit të stresit/ 6 Korrik, Dita Botërore e Puthjes

Dita e sotme përkon me Ditën Botërore të Puthjes, por kjo nuk do të thotë që duhet t’i puthni të dashurit tuaj vetëm sot. Puthni sa më shumë e kujtoni gjithmonë shprehjen e poetit spanjoll Pablo Neruda, “Me një puthje, do të kuptosh të gjithë atë cka është heshtur.”

Gjithsesi, puthja ka shume efekte pozitive ne trupin tone te cilat mund t’i zbuloni me poshte:

Ajo është jo vetëm shprehje e dashurisë, apo një mënyrë për të treguar ndjenjën dhe dëshirën për të qënë pranë dikujt. Prekja e buzëve shkakton një sërë reaksionesh biokimike që kanë efektin që na bëjnë të ndihemi mirë: puthja romantike ndikon në shkëmbimin e feromoneve, testosteronit dhe substancave të tjera që kontrollojnë kiminë e dëshirës seksuale, por gjithashtu puthja vëllazërore ose ajo midis prindërve dhe fëmijëve ka efektin e lëshimit të oksitocinit, një nga hormonet më të fuqishme të mirëqenies.

Mbani mend puthja sjell me vete përparësi të shumta: përveç shprehjes së dashurisë dhe ndjeshmërisë, puthja ka fuqinë për të forcuar sistemin tonë imunitar. Përveç kësaj, ajo redukton nivelet e stresit në sajë të hormoneve që kundërveprojnë me kortizol.

Ajo madje ka aftësinë për të luftuar rrudhat, pasi vë në veprim 34 muskuj të ndryshëm të fytyrës.