.

BE nis me Shqipërinë unifikimin e tregjeve, ende pa hapur negociatat

Bashkimi Europian ka zbatuar në Shqipëri një platform paraprake unifikimi përpara hapjes së negociatave.

Në kuadër të programit Ipa, ku Shqipëria përfiton si vend kandidat, bashkimi ka nisur pikërisht nga ekonomia, ku jan krijuar regjistra të unifikuar të biznesit ndërmjet Barit, Shqipërisë dhe Malit të Zi, që përbën edhe një hap shumë të rëndësishëm të asaj që quhet unifikimi i bizneseve.

Ky projekt, i financuar nga BE, ërkatësisht projekti BRE- Business Register Empovverment, ka mbledhur në Tiranë përfaqësues të sipërmarrjeve të tre shteteve.

Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve të vogla  dhe të mesme shqiptare që ushtrojnë aktivitetin e tyre  në katër sektorë ekonomikë prioritarë: turizëm, teknologjia e informacionit dhe e komunikimit,  agroushqimor dhe fashion.

Pjesëmarrësit  u njohën me rëndësinë e nismës për krijimin e platformës ndërkufitare ndërmjet sipërmarrjeve dhe shkrirjen e regjistrave të biznesit ndërmjet Dhomës së Tregtisë Industrisë, Artizanatit dhe Bujqësisë së Bari-t (Itali), Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Dhomës Ekonomike të Malit të Zi.

Në këtë tryezë u prezantua struktura  në ndërtim e sipër e kësaj platforme e cila u shtrua për diskutimit duke mirëpritur vlerësimet,  sygjerimet dhe vërejtjet e pjesëmarrësve, ekspertëve dhe përfaqësuesve të shoqatave të kategorive të ndryshme të biznesit pjesëmarrës në takim.

Projekti mbështetet nga Programi Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi dhe financohet nga fondi IPA II, me partnerë Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Dhomë e Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Bujqësisë së Bari-t (Itali), Dhomën Ekonomike të Malit të Zi, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (Shqipëri) dhe Technopolis (Mali i Zi).29