.

Me top të ngjeshur pas fytyrës, fotoja e Leos po bën xhiron e botës


Një fotografi qesharake e aktorit Leonardo DiCaprio po bën xhiron e botës. Ishte duke luajtur një ndeshje volejbolli me miqtë e tij në plazhin e Malibusë, kur u godit aksidentalisht me top nga këngëtari Robin Thicke.

Fituesi i çmimit ‘Oscar’ fatmirësisht nuk pësoi lëndime. E megjithatë, ky moment nuk u la të harrohej aty për aty. Paparacët e fotografuan me topin e ngjeshur në fytyrë dhe momentalisht, DiCaprio, i cili është cilësuar prej vitesh si seks simbol, ka zënë hapësirën e çdo mediaje rozë.