.

Lushnje/ “Benzi” merr para disa mjete, vdes në vend 18 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje, me pasojë vdekjen e një 18-vjeçari. Policia raporton se një mjet tip “Benz” me drejtues 22-vjeçarin M. Sh. është përplasur me disa mjete në rrugë, duke i marrë jetën njërit prej pasagjerëve.

Sipas uniformave blu, 22-vjeçari është përplasur fillimisht me një “Benz” të drejtuar nga 31-vjeçari B. Sh. dhe më pas me një mjet tip “Jaguar” me drejtues 33-vjeçarin G. Q.

Nga përplasja ka mbetur i vdekur në vend 18-vjeçari K. Sh., nga Lushnja, i cili udhëtonte në mjet me autorin e aksidentit, si dhe janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve të tjera.

Njoftimi i policisë:
Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje.(pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).
Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.