.

Votimi 5-0 nga Kolegji Zgjedhor, Denar Biba nuk e fsheh kënaqësinë:KQZ sapo bëri histori, dekreti i Metës ishte i paligjshëm

Nenkryetari i KQZ-se, Denar Biba nuk e ka fshehur kenaqesine teksa ka komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor, sipas tij, 5-0, per pavlefshmerine e dekretit te Presidentit dhe rrezimin e kerkeses se PUK per mospjesemarrjen ne zgjedhjet e 30 qershorit.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Biba shkruan “nuk mund ta fsheh kenaqesine personale per ngadhenjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshem tashme se vendimi i KQZ ishte ligjerisht korrekt, packa se politikisht nuk i pelqeu nje pjese te politikaneve te vendit”.

“Tashme vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqesisht. KQZ sapo beri histori, me se paku persa i perket te drejtes administrative. Kjo eshte nje dite e mire per shtetin e se drejtes ne Shqiperi”- shkruan ai.

Reagimi i Denar Bibes

Kolegji Zgjedhor me vote unanime 5-0 rrezoi ankimin e Partise Uniteti Kombetar per tu cregjistruar nga zgjdhjet per pushtetin vendor te dates 30 qershor 2019. Me fjale te tjera, Kolegji Zgjdhor, qe eshte trupa me e larte gjyqesore ne RSh per ceshtjet zgjdhore e vendimi i te cilit eshte i pa ankimueshem, sapo la ne fuqi vendimmarrjen e KQZ, vendimmarrje qe, nder te tjera, konstaton edhe pavlefshmerine absolute te Dekretit te Presidentit te Republikes.
Do te doja shume qe kjo situate te ishte e paqene, qe Presidenti te mos e kishte nxjerre Dekretin e dyte per anulimin e dates se zgjdhjeve; qe KQZ te mos vihej ne poziten e veshtire e te padeshirueshme per te konstatuar si absolutisht te pavlefshem nje akt te Kreut te Shtetit; qe Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit te mos e godiste Dekretin e Presidentit e, ne nje fare menyre edhe autoritetin e tij.
Siqodofte, nuk mund ta fsheh kenaqesine personale per ngadhenjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshem tashme se vendimi i KQZ ishte ligjerisht korrekt, packa se politikisht nuk i pelqeu nje pjese te politikaneve te vendit.
KQZ nuk mori komptetencat e Gjykates Kushtetuese, packa se mese njehere kjo e fundit ka vendosur se dekretet presidenciale nuk perbejne lende kushtetuese.
KQZ u gjend perpara nje situate ku, ose do nderpriste procesin zgjdhor, ose do te vijonte pergatitjet, megjithese Dekreti qe anuloi daten e zgjdhjeve ishte haptazi i paligjshem. Ne u fokusuam te paligjshmeria flagrante, e jo te kushtetutshmeria/antikushtetushmeria e Dekretit.
Tashme vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqesisht.
KQZ sapo beri histori, me se paku persa i perket te drejtes administrative.
Kjo eshte nje dite e mire per shtetin e se drejtes ne Shqiperi.