.

Java e fundit e fushatës elektorale, zbulohet vendi që ka zgjedhur Rama për mitingun e fundit

Për maxhorancën kjo është java e fundit e fushatës elektorale për 30 qershorin ndërkohë opozita ka vendosur të mos hyjë në zgjedhje pas vendimit që mori në shkurt me djegien e mandateve.
Presidenti i Republikës ka anuluar zgjedhjet me një dekret, por Partia Socialiste është e vendosur të kryejë votime.

Porositë e fundit për javën e fundit të fushatës dhe aktivitetet e 5 ditëve të mbetura janë dhënë sot në mbledhjen e kryesisë së PS, ku gjithashtu është vendosur edhe vendi dhe data për mbylljen e fushatës.

Bëhet e ditur që mitingu për mbylljen e fushatës do jetë ditën e premte në Vlorë. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama është deputet në qarkun e Vlorës, ndërsa dhe dy zgjedhjet e fundit mitingjet finale janë mbajtur në këtë qytet.