.

Dyshohet se është mbytur, vijojnë kërkimet për 18-vjeçarin në plazhin e Shëngjinit

Palombarët e Forcave Speciale dhe policia kufitare, vijojnë kërkimet për 18-vjeçarin, i cili dyshohet se është mbytur dje në Shëngjin.

I riu nga Kruja, identitet i të cilit nuk bëhet i ditur, humbi kontaktet me familjarët pasditen e së dielës.
Policia njoftoi ditën e djeshme se në plazhin e Shengjinit, tek ‘Rana e Hedhur” dyshohet se është mbytur 18-vjeçari.