.

“S’i lë motrat e mia aty”/ Vajza rrëqeth nga aksidenti tragjik-VIDEO


Tre persona, anëtarë të një familje, mbetën të vdekur orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në një aksident rrugor pranë Qendrës Tregtare TEG, në hyrje të Tiranës. Dy prindërit, Bardhok e Valentina Bibaj si dhe vajza e tyre, Florida Bibaj, humbën jetën tragjikisht. Në gjendje kritike për jetën është vajza tjetër, gjithashtu pasagjere në automjet, Xhuliana Bibaj si dhe drejtuesi i automjetit, Arlintin Alia.

Në media është publikuar edhe një video pak minuta pas aksidentit. Aty duket makina BMW e përmbysur në rrugë, ndërsa një vajzë qan dhe bërtet duke thënë: “Nuk i lë motrat e mia aty“
Ajo mendohet se është vajza tjetër e familjes Bibaj e cila ka qenë duke udhëtuar me një automjet tjetër./oranews