.

Qëlluan eskortën e kryeministrit Rama, procedohen penalisht tre korçarë


Tre persona janë proceduar penalisht pasi kanë hedhur sende të forta të drejtim të eskortës së kryeministrit Rama një ditë më parë në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Sipas policisë shtetasit M.H, 34 vjeç; S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç, banues në Korçë, janë proceduar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

“Policia e Korçës, bazuar në pamjet filmike dhe raportet e shërbimit, të protestës së zhvilluar në datë 15.06.2019 në vendin e quajtur “Kthesa e Cangonjit”, filloi procedimin penal ndaj shtetasve M.H, 34 vjeç; S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç, banues në Korçë. Këta shtetas, në momentin kur ka kaluar eskorta e Kryeministrit, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, duke hedhur në drejtim të tyre sende të forta, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, sqaron policia lokale.