.

“Prisnim të hidhej Lulzimi, u hodh Iliri”- Rama nga Maliqi: Meta zbuloi planin e ideuar me Berishën. Lulin e kam shok, e pickoi gjarpri..


Kryeministri Edi Rama thotë se Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta janë ideator të asaj që po ndodh aktualisht në vend, duke shtuar se Lulzim Basha është një kukull. Nga Maliqi ku prezantoi për të gjashtën herë si kryebashkiak, Gëzim Topçiun, tha se ky moment do të kapërcehet.
Rama: Që nga Ilir Meta që del në mes të zgjedhjeve dhe anulon zgjedhjes njësoj si të dalë Gëzimi këtu e të anuloj ndeshjen e Skënderbeut në mes të ndeshjes. Thotë se ka informacione nga agjenci. Agjencia e informacionit është filxhani i fallxhores.

Historia e tyre mbyllet më 30 qershor. Historia e një opozite dhe forcave politike që bëjnë si tu dojë qejfi dhe një qytetari të zakonshëm nuk i shkon mendja duke u hedhur përpjetë e duke funksionuar me teorinë ose më hapni rrugë ose unë do të çmendem. Më kujtohet njëri në lagje kur isha i vogël, një person. Ai dilte në kat të katërt në orën 3 të natës dhe thoshte hapnin vendin se do hidhem. Mblidhje gjithë lagjja që ta priste poshtë. Një ditë të bukur u hodh një tjetër, ai i shkreti nuk tha gjë fare por u hodh. Engjëlli tha nuk e prisnim nga ai.

Lulzimi hapni vendin se do hidhem, u hodh Ilir Meta dhe zbuloi gjithë këtë plan destruktiv, ideator dhe frymëzues të të cilit janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Lulëzimi është një kukull që është mësuar t’i marrë gjërat qyl sepse është dembel. E njoh, e kam shok. Është dembel, llafazan dhe gjymash. Dhe nga ana tjetër fallxhorja që i çmend gjithë këta.

Edhe Lulëzimin e pickoi gjarpri. Le t’i lëmë ata në filxhanin e tyre dhe të kapërcejmë këtë moment.