.

Emina Çunmulaj surprizon 27 fëmijë të varfër në mënyrën më të bukur

 

Modelja Emina Çunmulaj nuk ngurron së treguari anën e saj humanitare. Së fundmi, Emina ka ndarë në rrjetin social “Instagram” një moment shumë të bukur dhe emocionues, ku 27 fëmijë të varfër kanë parë dhe shijuar për të parën herë detin.

“Sot ishte një ditë e mbushur me lumturi dhe gëzim. 27 fëmijë të moshave 5-13 vjeç i morëm për të parë plazhin dhe për të notuar për herë të parë në jetën e tyre”- ka shkruar Emina krahas një fotografie ku shihet së bashku me to buzë detit.

Kujtojmë se Emina jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj. Mirëpo, sa herë që kthehet në vendlindje, ajo nuk e kursen kurrë ndihmën dhe kontributin ndaj shqiptarëve të varfër.