.

Basha del në konferencë me deklaratën e fortë: Nuk ndalemi, ju premtoj se ju do ta shoqëroni Ramën në…

 

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka reaguar pas dhënies së masës arrest me burg për katër nga 7 të arrestuarit në Librazhd, të cilët tentuan t’i bllokojnë rrugën Edi Ramës për mbajtjen e mitingut.

Kreu i selisë blu është shprehur se këto arrestime kanë për qëllim dhe të trembin qytetarët, por se kjo nuk do t’i ndalë ata deri në fitore.Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e radhës, ditën e premte, ndërsa u ka dhënë një mesazh prokurorëve dhe gjykatësve të Elbasanit që dhanë masën për të arrestuarit.

“Dua t’ju drejtohet gjyqtarëve dhe policëve të Elbasanit, ju e dini fare mirë se çfarë është ligji dhe drejtësia, se është kriminale që një prokuror dhe një gjyqtar të braktisë ligjin dhe t’i shërbejë politikës dhe krimit.

Rama mund t’ju ketë premtuar se do t’ua falë korrupsionin dhe shkeljet ligjore, se do ta kaloni vetingun, ndërsa unë dua t’ju premtoj se shpejt do ta shoqëroni Edi Ramën para drejtësisë.

As njerëzit dhe as unë nuk do ta harrojmë dhe as falim krimin dhe korrupsionin tuaj”, tha Basha.