.

Aksident te “Rruga e Durrësit”, ambulanca përplas këmbësoren

Pas aksidentit tragjik në mbrëmjes së djeshme, te rrethrrotullimi i TEG-ut ku humbën jetën në aksident 4 anëtarë të një familje, një tjetër aksident ka ndodhur sot te “Rruga e Durrësit” në kryeqytet.

Mësohet se një grua këmbësore është përplasur nga një ambulancë teksa tentonte të kalonte rrugën.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur është transportuar nga ambulanca që e përplasi drejt spitalt.