.

Veliaj: Kashari, lagje model. Ja investimet në mandatin e dytë


Nga një zonë e pa urbanizuar, Kashari është një nga zonat që në këtë katër vjeçar i është nënshtruar një transformimi të thellë. Erion Veliaj, kandidati i majtë për kryetar të Bashkisë së Tiranës ka vijuar takimet e tij elektorale në zonën e Kasharit, nga ku premtoi se edhe mandati i dytë do të jetë një tjetër katërvjeçar investimesh. “Jam shumë krenar për njësinë e Astirit, njësia jonë më e re administrative. Jam i lumtur që arritëm ta ndanim zonën dhe të kishim shërbime të dedikuara për njësinë 7 , por edhe për ata që ndoshta me hartat e vjetra quhej Kashar e Yzberisht, por sot është bërë një lagje më vete e Tiranës. Për të gjithë ata për të cilët fjala Astir është kthyer në një fjalë problematike, unë them: Do fitojmë bindshëm dhe do punojmë po aq bindshëm që Astiri, nga zona e kthyer nga një fjalë problematike në një situatë kronike, në një bllokim non stop, jo vetëm do zhbllokohet, jo vetëm do investohet, por siç kemi transformuar zona të tjera që më përpara quheshin fjalë të këqija, si Bregu I Lumit, bulevardi I ri, do të jetë një lagje model e Tiranës, me të gjitha nevojat që kanë”, tha Veliaj.

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” siguroi banorët se Unaza e Madhe do të ndërtohet, ndërkohë për të gjithë ata që preken nga ky projekt do të marrin kompensimin. “Duke nisur nga Unaza e Madhe, ku secili që ka pronë do marrë kompensim, secili që ka nevojë do marrë shtëpi, por 99.9% e njerëzve që nuk kanë shkelur asnjë ligj, që nuk kanë bërë asgjë pa leje, që duan të shkojnë në punë, në plazh, të shkojnë në park, të shkojnë për dikë me vizitë, të udhëtojnë nëpër Tiranë do kenë rrugën e tyre me standarde evropiane, do jetë një ndër më të mirat”, tha Veliaj.

Falë vëmendjes së Bashkisë së Tiranës, krahas bulebardit të ri, edhe zona e Kasharit do të ketë një boulevard duke I dhënë një pamje krejt tjetër gjtihë zonës dhe duke ccliruar të gjithë qarkullimin e automjeteve. “Të gjithë njerëzit merren me bulevardin e madh të Tiranës por harrojnë që tani po mbaron për pak ditë Bulevardi i madh i Kasharit. Kam kaluar disa herë por në fakt aty ka nisur xhiro. Kush mendonte që do bëhej xhiro në Kashar dhe do kishte mijëra njerëz që atë intimitet që kanë kur pyesin njëri-tjerrin si I ke nga shtëpia, u bërë me djalë, u bërë me vajzë, si po të shkojnë punët, çfarë ka të re. Është krijuar komunitet, jo njerëz të mbyllur në beton dhe makina, por njerëz që shohin njëri-tjetrin, përqafojnë njëri-tjetrin , shkëmbejnë energji e dashuri”, deklaroi Veliaj.

Por krahas dyfishimit të kapaciteteve të Bovillës, Kashari dhe gjithë zona e Yzberishtit do të kenë një linjë të dedikuar e cila zgjidh njëherë e mirë ccështjen e furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të kësja zone. “Po tani që po vjen i gjithë investimi më I madh në historinë e Kasharit për furnizimin me ujë direkt nga Bovilla do pinë vetëm socialistët? Aty e kishin, e kanë pasur ata edhe Kasharin, edhe Tiranën, Said Dollapi, heroi kombëtar I kërcimit së prapthi ka qenë drejtor I Ujësjellësit, aty e kishin ata. Pse nuk e bënë? Pse nuk e bënë, pse I falimentuan gjithë kompanitë, pse e çuan Bashkinë në gropë. Kur vjen uji, vjen për ë gjithë, kur vijnë lodrat vijnë për të gjithë, shkolla vjen për të gjithë, palestra vjen për të gjithë, kur vijnë këndet sportive vijnë për të gjithë, kur mbillet një pemë I bën hije të gjithëve, kur bëhet një investim siç kemi bërë te liqeni I Tiranës, I Farkës dhe siç do bëjmë, edhe Kashari do bëhet për të gjithë”, theksoi Veliaj.

Duke u ndalur tek bujqësia, Veliaj u shpreh se Kashari do të ketë një tjetër pikë të tregut agro ushqimor publik duke siguruar jo vetëm një hapësirë për tregtimin produkteve, por edhe kushte më të mira.