.

Spektakël në burgun e Fushë-Krujës: Stresi publikon videon e lirimit


Stresi ka lënë dje qelinë e tij në burgun e Fushë-Krujës!

Reperi është liruar me kusht nga gjykata pasi ishte arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar.

Kjo ishte dhurata më e mirë e tij për ditëlindje, pasi reperi feston sot 33-vjetorin.

Stresi ka publikuar në mesnatë videon e lirimit, ku miq e familjarë e prisnin jashtë dyerve të burgut me duartrokitje dhe brohorima.

Përmes postimit që bëri në Instagram reperi thotë se liria është dhurata më e mirë që e mori.

“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time ,miqtë dhe të afërmit ditlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira.Dhurata mē e mirë qe morra për ditēlindje ishte LIRIA !! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI) ??”, shkruan reperi.