.

“Si i ke realizuar ëndrrat?”, Rozana Radi jep përgjigjen prekëse:Nga zhgënjimet, por më tepër e kam bërë për…

Prindërit i humbi disa vite më parë, por kjo dhimbje e madhe duket se e ka bërë Rozana Radin më të fortë dhe më të vendosur për të realizuar ëndrrat e saj.
Një një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, ka treguar disa detaje nga jeta e saj.

“Si ke arritur t’i plotësosh ëndrrat e tua?”, e ka pyetur dikush Rozanën në ‘Instagram’. “Nga zhgënjimet! Jam ngritur përsëri drejt asaj që kërkoja. Po më tepër e kam bërë për këta të dy! Familja mbi gjithçka”, ka shkruar Radi.Kujtojmë se babai i këngëtares, Ferdinad Radi, ka qenë një artist mjaft i njohur, sepse ka luajtur disa role shumë të rëndësishme si aktor në film dhe teatër.