.

Rama: Basha një llafazan e gjumash,mori pushtet se ishte shoku im

 

Kryeministri Edi Rama nga Devolli ku po mban fushatën elektorale tha ndër të tjera se Basha është një llafazan dhe gjumash.

Rama shtoi se edhe kur Basha ka marrë pushtet më 2017, e fitoi atë pushtet për shkak se ishte shoku i tij.

“Janë katër njerëz që duan akte të paligjshme Nuk e di nëse ka shqiptar normal që të sakrifikojë jetën e vet për fallxhoren, për Lulzimin, Ilirin e Saliun.

Basha një dembel llafazan që i bie këmbës që o e dua o nuk ka. Nuk e kupton që edhe aq sa mori, e mori sepse ishte shoku im. Por duhet ta kuptojë se nuk duhet të qëndrojë më në shoqëri të keqe. Unë i them shqiptarëve mos iu shkoni pas, mos sakrifikoni jetën tuaj”, tha Rama ndër të tjera.