.

“Një grup kaçakësh s’na nxjerr dot nga rruga”, Spiropali flet për kandidatin e Kolonjës: Erion Isai ka vetëm një mangësi

Ministrja për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë prezantimit të kandidatin për Bashkinë e Kolonjës, aktorin e humorit, Erion Isai, ka deklaruar se një grup kaçakësh të opozitës nuk mund t’i nxjerrë socialistët nga rruga që kanë nisur.

“Është Reforma jonë në Drejtësi që i ka trembur dhe kanë dalë me çeta rrugëve, por nuk na marrin dot peng, nuk e marrin dot peng Shqipërinë. Më 30 qershor të gjithë kolonjarët duhet të votojnë ashtu siç i ka hije, për të treguar që Shqipëria ka rend, ka ligj dhe Shqipëria do të bëhet dhe një çetë kaçakësh nuk na nxjerr dot nga kjo rrugë. Edhe në 1997 Kolonjarët rrinin në radhë për të paguar energjinë elektrike. Tani është detyra jonë të organizohemi me qetësi dhe të shkojmë në qendrat e votimit për të hedhur votën, për të treguar se jemi europianë”, tha Spiropali.
Spiropali ka thënë se maxhorancën nuk mund të pengojnë 50 vetë që kanë dal në rrugë për të penguar Kryeministrin.

“Këtu në Kolonjë kemi sjellë djalin tuaj, Erion Isain. Ai ka bërë një karrierë të mirë në Tiranë, por i mungonte kontributi për Kolonjën. Ai ka dashurinë për këtë vend dhe për këtë ka sjellë bashkëshorten dhe vajzën këtu dhe ka vendosur të kthehet të jetojë këtu së bashku me ju. Ju nuk e kuptoni dhe nuk mund ta besoni që katër veta që çfarë nuk i kanë bërë Shqipërisë, mund të guxojnë më të luajnë me fatinë e saj dhe unë kam besim se ju do të jepni një shembull në votime dhe do të tregoni se PS meriton të votohet”, u shpreh Spiropali