.

“Na shkëpusni nga Shqipëria”, Rama i përgjigjet presidentit të Maqedonisë:Çudi kjo qasje, nuk më duket e drejtë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklarates se dhene nga presidenti i Maqedonise se Veriut, Pendarovski, qe i ka kerkuar BE shkeputjen nga Shqiperia ne procesin e diskutimin per zgjerimin dhe hapjen e negociatave.

Me nje shenim ne llogarine e tij ne Twitter, Rama e quan te cuditshme nje qasje te tille, duke kujtuar “kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik”.
Reagimi i Rames

Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat?Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik.S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!

Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski, kërkoi që vendi të trajtohet i “veçuar” nga Shqipëria fqinje.Druajtja e tij është se kur Bundestagu të shqyrtojë çështjen në qershor atëherë “paketa dyshe” do të dëmtojë Maqedoninë.