.

E pazakontë/ Në Groenlandë dje u shkrinë dy miliard ton akuj, çfarë thonë studiuesit

Rreth 40 për qind e sipërfaqes së përgjithshme të Groenlandës pësoi shkrirje të akullit gjatë të premtes. Besohet se sasia e akullit të shkrirë ka shkuar në dy miliard ton.

Përderisa Groenlanda është një ishull i madh dhe i mbushur me akull, është mjaft e pazakonshme që një sasi kaq e madhe e akullit të shkrihet në mesin e qershorit. Sezoni i shkrirjes së akullit në Groenlandë fillon zakonisht në qershor dhe mbaron në gusht, ndërsa sasia më e madhe e akullit shkrihet gjatë korrikut.

Sipas Thomas Motes, hulumtues shkencor në Universitetin e Georgias, kjo sasi e akullit të shkrirë është e pazakonshme, por ka ndodhur edhe në të kaluarën. “Është e krahasueshme me sasinë e shkrirjes në qershor të vitit 2012”, tha ai.
Sasia e madhe e akullit të shkrirë në këtë periudhë të hershme mund të jetë shenjë e keqe, duke e lënë të hapur mundësinë që gjatë këtij viti të shënohet rekord i ri për më së shumti akull të shkrirë.

Mote tha se këto shifra tregojnë që ky vit do të jetë periudhë negative e shkrirjes. Këtë parashikim e mbështeti edhe Jason Box, klimatolog që merret me studimin e ndryshimeve në Groenlandë. Ai tha: “Viti 2019 do të jetë periudhë e shkrirjes së madhe të akullit për Grenlandën”,shkruan “CNN”. (TemA TV)