.

“Do bëj çmos që…”, vjen paralajmërimi i fortë nga kryebashkiaku për KZAZ-të, tregon ç’do ndodhë të hënën

Kryetari aktual i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj në një prononcim për mediat ka bërë të ditur se do të bëj çmos për të zbatuar dekretin e Presidentit për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Frrokaj ka thënë se i ka dërguar KZAZ-ve dekretin e Presidentit, dhe se urdhri i tij është i detyrueshëm për çdo institucion.

“Unë nuk kam kërkuar KZAZ dhe institucioneve të tjera lirimin e ambienteve, por kam dërguar një shkresë në zbatim të dekretit të Presidentit dhe unë besoj se Presidenti ka ligjshmërinë për të lëshuar urdhra të tillë dhe në zbatim të dekretit kam bërë shkresën.

Të hënën do bëj kërkesën tjetër për të zbatuar vullnetarisht dhe pastaj siç të jetë ligji. Do bëj çmos që dekreti i Presidenti të zbatohet”, ka thënë Frrokaj.

Në Lezhë janë 2 KZAZ ajo me nr 12 dhe nr 13 përkatësisht në shkollat “Hydajet Lezha” dhe “Beslidhja’.