.

ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares transferohet në kampionatin sllovak

 

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Besir Demiri ka ndryshuar skuadër teksa është transferuar te skuadra sllovake e Zilinës.
24-vjeçari i lindur në Shkup, i dha fund aventurës me ukrainasit e Marilupos, për të nisur një aventurë të re, teksa ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me klubin e Zilinës.

Në të kaluarën Demiri është aktivizuar me Shkëndijën e Tetovës dhe Vardarin, ndërkohë që u grumbullua në ekipin Kombëtar nga trajneri Kristian Panuçi, por nuk ka arritur të debutojë ende në ndeshje zyrtare me kuqezinjtë.Futbollisti braktisi Maqedoninë e Veriut për Kombëtaren shqiptare, teksa pret me padurim momentin e debutimit