.

Vendimi i Ramës për mostërheqjen nga 30 qershori, PD mbledh strukturat e larta. Zbardhen detaje nga selia blu

 

Pas qëndrimit të palëkundur të Edi Ramës për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor edhe pas dekretit të Ilir Metës, Partia Demokratike ka mbledhur strukturat më të larta këtë pasdite së të premtes.

Mësohet se rreth orës 18:30 ka nisur mbledhja në selinë blu, ku pritet që të diskutohet për situatën aktuale politike, dhe vijimin e protestave nga opozita jashtëparlamentare.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për një datë në të cilën do të mbahet protesta e radhës, që do të jetë e nënta në radhë.