.

“Shoku im Luli më ka dalë duarsh”, Rama batuta me qytetarët

 

Kryeministri i vendit Edi Rama vijon takimet me qytetarët e Roskovecit për fushatën e 30 qershorit. Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se nuk e luan asgjë datën e zgjedhjeve, ndërsa shtoi se katërshja politike, po përpiqet të pengojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

“Shumica dërrmuese e kuptojnë se pse këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë, sepse nuk janë thjesht zgjedhje vendore, por për Shqipërinë. Janë zgjedhje mes hienave dhe fantazmave të së shkuarës dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Koha e të paprekshmëve ka mbaruar,. Do të çojmë misionin deri në fund për ta ulur Shqipërinë në BE. Ata që kanë ikur nga zgjedhjet janë rrugëve duke bërë çdo përpjekje për të marrë peng zgjedhjet dhe për ta bërë copash imazhin e Shqipërisë në Evropë. Ata po bëjnë çdo përpjekje për të trembur njerëzit, dhe për të neveritua ata matanë kufirit në raport me Shqipërinë. Duhet të ishim të njëzëshëm, që sot të kërkonim që Shqipërisë ti hapej dera dhe vendi për tu ulur dhe filluar integrimin në BE. Katërshja do me patjetër për ta ndaluar Shqipërinë për t’u ulur në atë pjesë. Luli , saliu, iliri dhe fallxhorja. Gjithçka mund të diskutohet, por 30 qershori nuk mund të diskutohet. Nëse ne heqim 30 qershorin, ky përjashtim kthehet në rregull.”-tha Rama.

Shefi i qeverisë ironizoi edhe kryedemokratin Lulzim Basha, për të cilin tha se ka dalë nga rruga, duke u zhytur poshtë e më poshtë.

“Shoku im Luli më ka dalë duarsh dhe që kur ka dalë nga unë po shkon poshtë e më poshtë. U desh të vinte Meta që të na dukej Nishani si burrë shteti. Nuk ka asnjë arsye të ketë një 97. Sot kishin filluar të bënin shkresa. Unë them që fajin nuk ua ka PS që nuk jeni në garë. Ne na vjen keq, që po bëhet një garë e çuditshme. Po largohem me një amanet: Mbajeni fqinjët tuaj demokratë. Kolegët nëpër punë, fermerë në arë, thuajuni që: E para njëherë të sigurojnë veten që mos të shkojnë t’i bien me kokë murit të ligjit.