.

Pas klipit me Butrintin, Kiara Tito vjen së shpejti me një tjetër projekt.Ja 2 kërkesat që ka për fansat e saj

Prej disa kohësh moderatorja e njohur Kiara Tito është rikthyer në ekranin e Tv Klan me emisionin ‘Doktor Plastik’. Kiara përveç angazhimeve në televizion është përfolur për lidhjen me këngëtarin shqiptar Butrint Imeri.

Ajo u bë pjesë e klipi të tij më të ri “Hajt Hajt” i cili po rezulton i suksesshëm. Mirëpo, siç duket përveç emisionit të saj, Kiara ka vendosur të merret dhe me një projekt të ri.
Moderatorja ka lajmëruar së fundmi të gjithë fansat se shumë shpejt do të sjell një vlog të vetin.Ajo kërkon mendimin e fansave se çfarë dëshirojnë të shikojnë në videon e parë dhe i ka kërkuar atyre ta ndjekin në adresën e saj në Youtube ku do hidhen të gjitha videot.