.

Ndërron jetë ikona e telenovelave spanjolle

Ylli i telenovelave meksikane, Edith Gonzalez u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm në moshën 54-vjeçare. Ajo u largua nga kjo jetë tre vjet pasi u diagnostifikua me kancer ovarian.

Vdekja e Gonzalez u konfirmua nga kolegia Leticia Calderon. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Calderon ngushëllon familjarët e saj dhe shkruan: “Edith do të na mungojë!”

Aktorja, tepër e dashur edhe për publikun shqiptar, ka lënë pas vajzën 15-vjeçare të quajtur Constanza dhe bashkëshortin Lorenzo Margain.