.

Me pankarta “Rama ik”, edhe Mallakastra e pret me protesta kryeministrin

 

Pas Librazhdit ditën me djeshme dhe Patosit sot, edhe në Mallkastër, kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga qytetarët.

Me pankarta nëpër duar “Rama ik”, dhjetëra qytetarë kanë kërkuar largimin e kryeministrit Ramam ndersa, sic mund te shihet edhe nga foto, të pranishem kanë qene dhe disa policë, per te shmangur cdo agravim te mundshem te situates.

Bashkia e Mallakastrës prej dy mandatesh drejtohet nga Partia Demokratike, ndërsa në krye të saj është Agron Kapllanaj.