.

“Me deshe dhe kur s kisha leke”/Kengetari shqiptar surprizon me fjale bashkeshorten


Deputeti dhe këngëtari Labiont Tahiri ka bërë një dedikim të veçantë ndaj bashkëshortes së tij, Hana.

Ai ka publikuar një foto në Instagram, teksa e shoqëron me disa fjalë të ngrohta.

Mirëpo, fraza që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është: ‘Më deshi edhe kur nuk kisha lekë’.

‘Qëndrueshmëria në jetë, vlen më shumë se sa pasuria dhe letrat me vlerë. Për faktin që jetojmë të fortë si familje, kjo u bë se deshi Zoti , dhe ti më deshe edhe kur nuk kisha( Lekë)

Prandaj, isha dhe jam shërbëtori yt sikurse i shumë njerëzve, i pa ndryshuar asnjëherë: edhe kur bëra karriere, edhe kur i bëmë pak lekë. Edhe sikurse mos të kemi nesër, humanizmin e kemi dhe i takojmë të dy, se sa kam dhënë unë në jetë, ke dhënë edhe ti( HANA) Ne nuk ndryshuam dhe JEMI NJË. Dize Dize Dize’, shkruan Tahiri.