.

Ja kur është protesta e ardhshme e opozitës,Basha me paralajmërimin e fortë: Na ka shpallur luftë, do t’i përgjigjemi me çdo çmim

 

Pas mbledhjes në selinë blu, PD ka marrë vendimin për protestën e radhës më 21 qershor në orën 20:00.

Ky vendim vjen pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, për të shkuar në zgjedhje më 30 qershor edhe pas dekretit të Presidentit Ilir Meta.

Gjatë mbledhjes kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se Rama ka shpallur luftë dhe se do t’i përgjigjen me çdo çmim.

“Edi Rama na ka shpallur lufte. Duhet te mbrojme vendin dhe qytetaret, kushtetuten. Jemi ne te drejten tone t’i pergjigjemi me cdo cmim dhe me cdo mjet.
Nuk ka zgjedhje pa opoziten. Eshte krim vecanerisht ne kushtet e dekretit te presidentit.

Jemi ne pune te panderprere. Takime me qytearet per t’u shpjeguar njerezve se rama po benegrusht shtetit. Eshte rrezik kombetar, duhet ndalur menjehere.
Vendi Rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv permes arrestimeve”, ka thënë Basha.