.

Rudina Hajdari zbulon skenarin:Ja pse maxhoranca zgjodhi Metën president, ai duhet të ulet me Kryemadhin, por…

Kryetarja e Grupit të Demokratëve në Parlament, Rudina Hajdari ka ngritur disa pyetje për Presidentin Meta, duke thënë se ky i fundit është në konflikt interesi, pasi bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është kryetare e partisë së opozitës.

Më tej, Hajdari ka akuzuar maxhorancën se ishin ata që e zgjodhën Ilir Metën si President, pasi donin t’i zgjasnin jetëgjatësinë politike.
“E para: pse mendon Presidenti që me këtë veprim e zgjidh krizën, nëse thotë se ky vendim është akt patriotik që zgjidh krizën, më thoni ju që nëse palët nuk ulen, a nuk e fusim vendin më shumë në krizë. Çfarë do ndodhë, nëse nuk arrijmë të gjejmë një zgjidhje, kemi një opozitë jashtë kuvendit që thotë se nuk futen në bisedime me qeverinë, me kusht që Rama të largohet çfarë negociatash do të arrijnë këto palë?

Pika e dytë që dua ti ngre: më falni president nëse gruaja juaj është palë e opozitës dhe kjo palë ka ngritur këtë padi, është pjesë e këtij konflikti nuk është ky konflikt i pastër personal?

Unë ngre pyetjen ju përgjigjuni, qytetarët duhet të përgjigjen për këtë. Ai duhet të ulet me palët, Kryemadhi është bashkëkryetare e opozitës, duhet të ulet edhe më të, a nuk ishte ky pikërisht debati që u bë kur zoti Meta u zgjodh po nga ky parlament, që e zgjodhi me vota, pse e zgjodhët? Për një fakt të vetëm të zgjasnit jetëgjatësinë e tij politike, të fuqizonit pozitën e LSI”, thekson Hajdari.