.

“Qeshim me k**lliqet tuaja e të Ermalit, u bëtë milionera me injorancën tonë”, shpërthen ndjekësi.Ja si i përgjigjet Bes Kallaku

Prej disa ditësh aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka prezantuar projektin e tij më të ri.Aktori do të sjellë një fim të zhanrit komedi që e ka titulluar ‘Falco’.
“Vjen së shpejti. Një projekt që ka mbi dy vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco. Zoti ju rujt ër ejj” shkroi aktori i humorit.
Por pas këtij postimi ai është është konfliktuar me një nga ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.
“I keni rënë lapsit ju me shqiptarët që qeshim me ka*lliqet tuaja dhe të Ermalit. U bot milionera me injorancën tonë. Ju lumtë, i fusni një film pa lidhje, leku letër. Qr shenjat e kiametit”- shkruan komentuesi në postimin e Bes Kallakut.

Ndërkohë aktori i është përgjigjur:“Nuk ke faj vllai, fiks shenjat e kiametit. Kur lexon komente dhe arsyetime si ky i yti me vjen t’i them zotit, – Gjatë e ke çu… mbylle me kaq.”