.

“Mbyllni sytë e kthehuni pas në 2013-n”, Braçe: Pushtet pa zgjedhje s’ka më, ka vdekur! Precedenti i Metës s’duhet…

Zëvendëskryeministri Erion Braçe thotë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta po krijon një precedent të rrezikshëm për vendimin e tij për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve.Nga seanca parlamentare, Braçe tha se Partia Socialiste ka hyrë në zgjedhje edhe kur e “kanë vrarë” duke përmendur vitin 2013.

Braçe: Pushtet pa zgjedhje nuk ka. E drejta për të zgjedhur me votë përfaqësuesit në Kuvend dhe pushtetit vendor nuk mund të pezullohet pavarësisht postit dhe madhësisë së zyrës që ka. Krim më të madh kushtetuese nuk ka.

Imagjinoni vitin 2021, PS të dalë dhe të thotë nuk dua këtë datë zgjedhjesh, nuk marrë pjesë dhe kështu i bie të rri pafund në pushtet. Precedenti i rëndë i krijuar nga Presidenti nuk duhet legjitimuar.

Mbyllni pak sytë dhe kthehuni pas në 2013-n, ku PS hyri në zgjedhje pasi këta e vranë, këta që duan të krijojnë këtë precedent. PS hyri në zgjedhje pa pasur kërkënd në KQZ. Ne nuk duam pushtet pa zgjedhje. Ne kurrë nuk e kemi bërë.

Ne kurrë nuk e kemi bërë që të lëmë shqiptarët pa zgjedhje. 30 qershori është rrugë e nisur, kushtetueshmërisht, ligjërisht, nuk ndalet, nuk shfuqizohet. Pushtet pa zgjedhje nuk ka më. Ka vdekur në 2017. Kërkush nuk duhet t’i imponojë mazhorancës një krim kushtetues.