.

FOTO/ Ledina Çelo na tregoi se si ishin gocat e Tiranës 25 vite më parë, fansave i bie në sy ky detaj

Ledina Çelo është pa diskutim një nga këngëtaret e njohura shqiptare qe ne vitet ’90, por prej shumë kohës është tërhequr nga muzika, duke iu përkushtuar tërësisht bashkëshortit dhe familjes së saj në Gjermani.

Mungesa e aktivitetit në skenë, i ka dhënë më shumë kohë të lirë Ledinës, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale me fotot dhe video nga jeta e saj.
Dhe ditën e djeshme këngëtarja ka publikuar një foto së bashku me shoqet e saj.

E veshur me xhinse me bel të lartë dhe një bluzë të bardhe, Ledina na tregon se gocat e Tironës e ndiqnin modën dhe ishin fashionista edhe në vitin 1994.Madje disa nga fansat sapo kane pare foton, kane vene re se veshje te tilla dhe kete model syzesh po e ndjekim edhe ne ditet e sotme, madje kjo foto sipas tyre duket se eshte bere ne vitin 2019.

Në një tjetër foto ajo ka pozuar përkrah vëllait në Paris, dhe duket mahnitëse! E veshur me xhinse nga koka te këmbët, këngëtarja spikat për elegancën e saj, që e ruan edhe sot e kësaj dite.