.

Debati në Kuvend për shkarkimin e Metës, Rama jep njoftimin e rëndësishëm pak para nisjes së seancës

Pak përpara se të nisë seanca parlamentare, pika e vetme e rendit të së cilës është mocioni me debat për presidentin Meta, kundër ç’dekretimit të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale, kryeministri Rama reagon me një shënim në rrjetet sociale.

Në një shënim të tij, Rama shkruan se do të flasë në Kuvendin e Shqipërisë në orën 12.00.
“Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë, fjala ime në debatin e Rezolutës MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË 05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”. Live në ERTV natyrisht😉”- shkruan Rama.