.

Betohet Gjuzi dy në Parlament. Kush është deputeti më i ri

Në Kuvendin e Shqipërisë ka marrë mandatin një tjetër deputet.

Ramazan Gjuzi u betua si deputeti nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës.

Ai u betua në fillim të seancës së sotme plenare ku po diskutohet për një rezolutë për Presidentin e Republikës, pas vendimit të tij për zhdekretimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve lokale.