.

Analisti Neritan Sejamini: Presidenti të shpërndajë Parlamentin sepse është në shkelje të Kushtetutës

Analisti Neritan Sejamini komenton situatën politike dhe atë çfarë pritet të ndodhë sot. Përmes një postimi në Facebook, ai shpreh mendimin se Presidenti i Shqipërisë duhet të shpërndajë Parlamentin.

Këtë e lidh me numrin e anëtarëve që ka Parlamenti, 122 në vend të 140 anëtarëve. ”Çdo Gjykatë në Shqipëri dhe në botë do t’i jepte të drejtë. Shqiptarët do t’i jepnin të drejtë”,-shkruan Sejamini. Nga ana tjetër, ai përmend edhe situatën e rëndë me gjykatat në vend. ”Ata që mendojnë se Shqipëria është OK pa një Kuvend të plotë, pa opozitë, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Prokuror të Përgjithshëm, duhet të jenë nga ndonjë botë paramoderne”.

Postimi i plotë

Sikur të isha në vendin e Presidentit do ta shpërndaja Kuvendin menjëherë. Kuvendi është në shkelje të Kushtetutës: duhet të ketë 140 anëtarë por ka vetëm 122 anëtarë dhe nuk ka asnjë mundësi për mbushjen e vendeve bosh. Çdo Gjykatë në Shqipëri dhe në botë do t’i jepte të drejtë. Shqiptarët do t’i jepnin të drejtë. Ata që mendojnë se Shqipëria është OK pa një Kuvend të plotë, pa opozitë, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Prokuror të Përgjithshëm, duhet të jenë nga ndonjë botë paramoderne.