.

Situata politike/Manjani: Asnjëherë më parë, s’kemi qenë kaq pa shpresë sesa sot

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se asnjëherë më parë nuk kemi qenë më pa shpresë se sa sot duke iu referuar situatës politike.
Në një postim në “Facebook”, Manjani shkruan se vendi është në kaos nga paaftësia për të zhvilluar një palë zgjedhje.

“Asnjëherë më parë, as kur ndërruam sistemin politik e as në ’97, nuk kemi qenë kaq pa shpresë sesa sot! Kaosi që ka kapluar vendin nga paaftësia për të zhvilluar një palë zgjedhje, qenka më i keq”, shkruan Manjani.