.

Prokurori i “Dosjes 339” përballet me vetingun, KPK hetim vendimit që mori për ekstradimin e Nezar Seitit

Prokurori Vladimir Mara, në Krimet e Rënda ka dalë sot para KPK, prokuror i “dosjes 339”, ku është hetuar në 3 kritere, në të cilat janë konstatuar disa paqartësi në pasurinë, ku i janë kërkuar shpjegime. Në dy kritere e tjera ka rezultuar pa probleme.
Hetimi është kryer në të tre kriteret e rivlerësimit, atë te pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Për pasurinë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë. Nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

KPK ka kryer një hetim të thelluar për pasurit: kursime nga paga si oficerë i policisë gjyqësore dhe si prokuror, si dhe nga puna bashkëshortes në vlerën 950 mijë lekë. Llogari kursimesh në vitin 2012, në emër të vajzës në shumën 200 mijë lekë. Nga hetimet, KPK arrin në konkluzionin se subjekti ka burime për krijimin e llogarive dhe këtyre pasurive të deklaruara. Në lidhje me përdorimin e një apartamenti më Tiranë. Në këtë banesë jetojnë prindërit e tij dhe familjarë të tjerë. Subjekti ka deklaruar edhe një banesë private, në bashkëpronësi me prindërit dhe vëllezërit.

Nga hetimi i kryer nga Komisioni, ka rezultuar se ka një deklarim të saktë për pjesën takuese. Por ka pasur disa pasaktësi në deklarimin e vitit 2008. Në përfundim te hetimit për burimin e të ardhurave për ndërtimin e kësaj banese. Subjekti ka dhënë shpjegime që do merren parasysh. Në lidhje me një makinë mercedes të deklaruar nga subjekti në vlerën 600 mijë lekë. Subjekti ka përfituar 477 mijë e 30 lekë, si dëmshpërblim të një makine tjetër e cila është aksidentuar.

Mjeti land rover, ishte blerë nga prokurori te kushëriri i tij, por nuk është bërë kontratë. KPK ka kërkuar shpjegime për likuidimin e mjetit, nxjerrjen e tij jashtë përdorimit pas aksidentit dhe burimin e ligjshëm të kësaj pasurie. Këto shpjegime, KPK do ti marrë në konsideratë para marrjes së vendimit. Në lidhje me kredit konsumatore: ka rezultuar se subjekti ka kryer blerje të objekteve shtëpiake me hua, të cilat nuk janë deklaruar. Nga analiza financiare, subjekti rezulton se ka pasur burime për ti shlyer të katër huat.

Në lidhje me pastërtinë e figurës, DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Në lidhje me aftësitë profesionale, KLP ka kryer një hetim për prokurorin, duke konstatuar se prokurori ka treguar cilësi të pranueshme në punë, ka përmbushur me përpikmëri disiplinën në punë. KPK hetoi mbi të dhënat e bëra publike në lidhje me problematikën e ekstradimit të shtetasit Nezar Seitin, për këtë, Komisioni mori në shqyrtim argumentimin e të gjithë institucioneve për rastin. KPK kërkoi shpjegime edhe nga subjekti për rastin, shpjegimet e dhëna prej ti do merren parasysh.

“Për Nazer Seitin ështe e dokumentuar. Ndodhet vendimi i shkallës së parë për caktimin e masës së sigurisë atë të “Arrestit në burg. Vendimi i gjykatës iu vu në dispizion edhe drejtorisë së burgjeve nga gjykata e krimeve te renda”, u shpreh Mara.

/PANORAMA