.

“Nuk e kisha menduar kurrë”, Bebe Rexha e suprizuar ndan lajmin e madh.Ja çfarë ka ndodhur

Ajo është një nga këngëtaret shqiptar që po korr sukses nëpër botë duke u kthyer kështu një nga emrat më të pëlqyer dhe te dashur për publikun.Ndonëse nuk mori një çmim ‘Grammy’, kënga e Bebe Rexhës ‘I’m a Mess’ është vlerësuar me çmimin ‘Platinum’.
Lajmin e ka dhënë vetë Bebe nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram-in’ e saj ku shkruante e emocionuar se nuk e kishte menduar kurrë diçka të tillë. “Kush e mendonte se një këngë për pasiguritë dhe problemet me vetëbesimin do merrte çmimin ‘Platinum’?”, ka shkruar këngëtarja shqiptare. Ajo ka falenderuar të gjithë radiot dhe platformat që e kanë transmetuar dhe sigurisht fansat e saj për mbështetjen që i kanë dhënë.