.

Makina përplas gruan në Fier, dërgohet me urgjencë në spital

 

Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetase ka ndodhur këtë pasdite në rrethin e Fierit.
Një mjet ka përplasur një këmbësore në fshatin Lalar. E plagosura është duke marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Fierit. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasja e plagosur është rreth 50 vjeçe. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Dyshohet se shkak i përplasjes të ketë qenë shpejtësia.