.

“Ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime”, pas mallkimeve të Neritan Cekës, vjen mbështetja nga Berisha:Revoltë shpirtërore

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje Neritan Cekës, pas deklaratës së këtij të fundit në studion e Ora News, që u komentua gjatë ditën e djeshme.

Ceka mallkoi shqiptarët që shkonin të votonin në 30 qershor, teksa ishte i ftuar në emisionin e Artur Zhejit.

Revolta e ligjshme shpirterore e Neritan Cekes, njerit prej themeluesve te pluralizmit politik, me varrmihesin e zgjedhjeve te lira! sb

Publiée par Sali Berisha sur Mardi 11 juin 2019

“Ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam te drejte se unë me shoke te mi e kam dhenë këtë vote qe duan ta shpërdorin me 30 qershor, I zëntë bukën e kalamajve! Nuk ka hall. Ne dhjetor edhe unë kam pas kalamaj, ai qe shkel mbi votën iu qorrofshin sytë, nuk di çfarë mallkimi tjetër te them.”

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar deklaratën e Cekës, si revoltë të ligjshme.

“Revolta e ligjshme shpirtërore e Neritan Cekës, njërit prej themeluesve të pluralizmit politik, me varrmihesin e zgjedhjeve te lira! sb”, shkruan Berisha.