.

Incident në provimin e Letërsisë/ Maturantja humb ndjenjat, shoqërohet me urgjencë në spital

Mijëra maturantë japin sot provimin e Letërsisë. Por në gjimnazin ‘Ismail Qemali’ në Tiranë ka ndodhur një incident.

Një maturante ka humbur ndjenjat gjatë mëngjesit të sotëm. Është dashur ndërhyrja e mjekëve që adoleshentja të qetësohej.

Ajo është shoqëruar për në urgjencë, ku është nën kujdesin e mjekëve.