.

Boçi publikon skandalin dhe bën thirrjen urgjente: Është i papranueshëm, ky është Krim Shtetëror (FOTO)

Ish-deputeti i PD-së Luçjano Boçi është shprehur se fill pak pas fillimit të provimit të letërsisë testi është përhapur kudo. Sipas tij kjo është një tallje gjigande e Edi Ramës dhe ministres së Arsimit ndaj maturantëve.

“Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera.Turp dhe skandal i vërtetë! Ky KRIM SHTETËROR është i papranueshëm e duhet dënuar!!!!”, shprehet ai.

Postimi i plotë

Kjo nuk është më Maturë Shtetërore! Ky është Krim Shtetëror. Një tallje gjigande, shpërfillje, hedhje poshtë, shkelje me këmbë e çdo merite, mundi e djerse që Rama, Besa e pabesia qeverisëse i bën maturantëve. Fare pak pas fillimit të provimit të Letërsisë, sikurse ndodhi me Anglishten, testi del e përhapet kudo! Pas kësaj pse duhet të qëndrojnë në Shqipëri fëmijët tanë, kur këtu stimulohet e fiton çuni i partisë, goca e qeverisë, i forti i krimit, i shkathti i shkollës? Pas kësaj, pse duhet të heshtin prindërit, maturantët? Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera. Turp dhe skandal i vërtetë! Ky KRIM SHTETËROR është i papranueshëm e duhet dënuar.