.

‘A DO E MËSOSH DJALIN TA URREJË SERBINË? ALMEDA ABAZI INATOSET ME FANSAT (FOTO)

Rreth një muaj më parë ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk Tolgahan u bënë prindër për herë të parë.

Bukuroshja shqiptare solli në jetë një djalë, të cilin e quajti Efehan, ndërsa nuk ka ngurruar të publikojë edhe foto të vogëlushit.

Ndonëse është e përkushtuar në rritjen e djalit, Almeda nuk i ka lënë pas dore as fansat. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, mirëpo diçka e ka nervozuar së fundmi.

Njëri prej ndjekësve të saj në Instagram e ka pyetur nëse do e mësojë djalin ta urrejë Serbinë dhe kjo pyetje nuk i ka pëlqyer aspak Almedës.

“Unë as që e di se çfarë është urrejtja. Mjaft më dërguat këto mesazhe idiote”, i është përgjigjur Alemda Abazi.