.

“Të hapen negociatat me Shqipërinë”/13 shtete të BE firmosin iniciativën prozgjerim

Trembëdhjetë vende të BE-së do t’i drejtohen me kërkesë 28 vendeve të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Euroactiv raporton se pro hapjes se negociatave jane: Estonia, Lituania, Letonia, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta.

“Ideja është të nisë një thirrje për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha per EURACTIV një diplomat, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

“Kjo është gjithashtu një formë presioni, që do të thotë të themi se dilema e parë nëse kemi nevojë për thellimin e BE dhe zgjerimin më vonë është artificiale dhe e gabuar. Nëse të dyja proceset nuk shkojnë së bashku, BE së shpejti do të përballet me Ballkanin Perëndimor përsëri, por fatkeqësisht në një mënyrë më kërkuese dhe të dhimbshme për të dyja palët”-tha diplomati.

Komisioni Evropian ka rekomanduar zyrtarisht hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, por vendimi duhet të konfirmohet nga të gjitha vendet anëtare në Këshill, ku Franca dhe Holanda udhëheqin opozitën.