.

“O mjerë ne për ata”, Artan Fuga deklaratë të fortë për Metën: Edhe kur është i gabuar…

Për dekretin e presidentit Ilir Meta, të cilin KQZ nuk e miratoi ka reaguar edhe Artan Fuga. Ai është shprehur se një dekret ose projektligj edhe kur është i gabuar nuk përbën shkelje të Kushtetutës. Sipas Fugës presidenti Ilir Meta nuk ka shkelur aspak Kushtetutën.

“Vetëm juristët dhe juristet e dështuar të shkollës të Vishinskit nuk e kuptojnë dot kurrsesi këtë! O mjerë ne për ata! Presidenti nuk ka shkelur aspak Kushtetutën. Edhe sikur akti i ç’dekretimit të jetë jo kushtetues, ai nuk e shkel Kushtetutën. Edhe sikur te supozohet se ai e ka pasur gabim. Sepse presidenti nuk thotë që po ta hedhë poshtë Gjykata Kushtetuese ai do ta konsideronte përsëri të mirëqenë aktin e vet. Se po te jete kështu edhe kryeministri ka shkelur Kushtetutën sa here Gjykata Kushtetuese ja ka hedhur poshtë ndonjë projektligj të inciuar nga qeveria.”, shprehet Fuga.

Reagimi i plotë:

“Një dekret ose projektligj edhe kur është i gabuar nuk përbën shkelje të Kushtetutës. Vetëm juristët dhe juristet e dështuar të shkollës të Vishinskit nuk e kuptojnë dot kurrsesi këtë!

O mjerë ne për ata! Presidenti nuk ka shkelur aspak Kushtetutën. Edhe sikur akti i çdekretimit të jetë jo kushtetues, ai nuk e shkel Kushtetutën. Edhe sikur te supozohet se ai e ka pasur gabim. Sepse presidenti nuk thotë që po ta hedhi poshtë Gjykata Kushtetuese ai do ta konsideronte përsëri të mirëqenë aktin e vet. Se po te jete kështu edhe kryeministri ka shkelur Kushtetutën sa here Gjykata Kushtetuese ja ka hedhur poshtë ndonjë projektligj të inciuar nga qeveria. Pra presidenti edhe po gaboi ne ndonjë dekret ai është kurdoherë brenda frymës së kushtetutës që parashikon pikërisht si kushtetues edhe korrigjimin e akteve normative e juridike brenda funksionimit të kuadrit kushtetues!”

Kujtojmë se ditën e djeshme Presidenti i Republikës ka dhënë argumentet e tij në lidhje me shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve. Partia Socialiste pas këtij vendimi ka marrë nismën për shkarkimin e Metës, duke thënë se ka bërë një akt brutal ndaj kushtetutës. Nga ana tjetër deputetët e PS kanë nisur dhe mbledhjen e firmave dhe kërkojnë një debat në Kuvend për të shteruar argumentet pse Meta duhet të mos qëndrojë më në zyrën e tij. PD-ja nga ana e saj ka marrë vendimin për krijimin e një Aleance Qytetarë për Mbrojtjen e Demokracisë. KQZ nuk miratoi dekretin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve.